Vendosni fjalën kyçe....

KQZ-ja në Kosovë vendos: Mund të votojnë edhe qytetarët me letërnjoftime të skaduara


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur të lejojë të votojnë qytetarët të cilëve u ka skaduar letërnjoftimi. Vendimi është marrë pasditen e sotme.

Deri në orën 15:00 në Kosovë kishin votuar rreth 33 për qind e qytetarëve të regjistruar.

“KQZ posa mori vendim për lejimin e qytetarëve për të votuar me letërnjoftim me afat të skaduar. Të gjithë ata që janë në listat e votuesve në Kosovë mund të votojnë edhe me letërnjoftim me afat të skaduar.” – thuhet në njoftimin e KQZ-së së Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *