Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë.
Votimi nisi në orën 7 të mëngjesit e qendrat e votimit qëndruan hapur deri në orën 7 të mbrëmjes. Pak orë më herët KQZ-ja mori vendimin për të lejuar votimin e qytetarëve të cilëve u kishte skaduar letërnjoftimi.
Përqindja e qytetarëve që morën pjesë në votime nuk ka dalë ende por deri në orën 15:00 të ditës së sotme kishin votuar rreth 33% e qytetarëve.
Sipas mediave në Kosovë, pritet që Vetëvendosje të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve e ndjekur nga PDK-ja e LDK-ja. Rezultatet e para pritet të dalin në orët e vona të natës së sotme.