Java që mbyllet sot është shoqëruar me dy ngjarje të forta që kanë rrëmbyer vëmendjen e opinionit publik në vend dhe që kanë nxitur prodhuesit e memeve që të bëjnë plotë të tilla pikante.
E para ishte arrestimi i gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila akuzohet për korrupsion. Pjesë e dosjes hetimore, është edhe kardiokirurgu i njohur, shefi i departamentit të Kardiologjisë në QSUT, Edvin Prifti, emri i të cilit del në përgjimet e dosjes së lartpërmendur.
Gjatë kontrollit në banesë e zyrë atij iu gjetën 250 mijë euro e 16 milionë lekë të reja, të cilët dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.
Ngjarja e dytë, që është në zhvillim e sipër është moti i ftohtë e reshjet e borës që kanë përfshirë një pjesë të mirë të vendit.
Temperaturat e ulëta e ngricat kanë çuar në bllokimin e qarkullimit në disa rrugë, ku më prolematike është paraqitur situata në rrugën Milot-Lezhë e Qafë Thanë, e cila vijon ende e bllokuar.
Përballë kësaj situate, kryeministri Rama, ministrat e deputetët e tij kanë rendur në deklarata, intervista e rrjete sociale duke treguar se janë krye të detyrës e se po punojnë për të përballuar situatën.
Megjithatë një ditë borë në vend i ka nxjerrë blof, duke bllokuar qytetarët në rrugë e në kushte ekstreme për orë të tëra, për më tepër që përkeqësimi i kushteve atmosferike ishte lajmëruar ditë më parë.
Më poshtë janë memet më pikante të javës.