Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq, FSHF-ja shtyn sfidat deri më 20 shkurt


Situata e përkeqësuar e motit në Shqipëri ka ndikuar që qeveria e futbollit të dalë me vendimin për të shtyrë zhvillimin e ndeshjeve të futbollit në të gjitha nivelet e kampionateve.

Kështu sfidat e parashikuara do shtyhen deri më 20 shkurt.

Duke vlerësuar këtë situatë Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin që të shtyjë ndeshjet e futbollit në të gjitha nivelet e kampionateve deri të shtunën e ardhshme, datë 20 shkurt 2021.

Ndeshjet e parashikuara për t’ua luajtur këtë të diel dhe gjatë javës, do të luhen në një datë të mëvonshme, që do të përcaktohen nga Sektori i Garave në FSHF”-thuhet në njoftimin e Federatës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *