KQZ-ja ka publikuar rezultatet e para nga numëri i votave në Kosovë.
Deri tani janë numëruar rreth 70 mijë vota nga të cilat Lëvizja Vetëvendosje kryeson me rreth 40 për qind të votave, e ndjekur nga PDK-ja me 19.72 për qind e LDK-ja me 13.65.
Ndërkohë AAK-ja e Haradinajt vjen në vendin e katërt me 11 për qind të votave.