Vendosni fjalën kyçe....

Rama futet në TikTok, gjen një video nga bllokimi i një rruge në Spanjë dhe e publikon: Largqoftë të ishte në Shqipëri…


Kryeministri Rama është futur në rrjetet sociale, ka gjetur një video dhe e ka publikuar në Facebook.

Në videon e marrë në TikTok, jepet bllokimi i një autostrade në Spanjë në fillim të janarit 2021.

Kreu i qeverisë shkruan se nëse edhe në Shqipëri do ndodhte si në Spanjë, një vend u BE-së, ku gjatë janarit pati humbje jete për shkak të stuhive të borës, atëherë në rrjetet sociale do derdhej stuhi kripe.

“Sikur largqoftë të ishte në Shqipëri kjo dhe jo në BE, ku gjatë janarit vdiqën mosozot edhe gjithë ata njerëz nga stuhitë e borës, imagjinojeni vetë sa stuhi kripe do derdheshin kanaleve, portaleve e socialeve!…” – shkruan Rama në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *