Vendosni fjalën kyçe....

Rama reagon ndaj Bashës: Politika me fatkeqësitë si makina pa zinxhirë në dëborë


Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha i cili e akuzoi qeverinë se po keqmenaxhon situatën me motin e keq.

Rama thotë se njerëzit e dinë punën që ka bërë pas tërmetit dhe me pandeminë apo përmbytjet, ndërsa e krahason politikën me fatkeqësitë si makina që ngec në rrugë kur nuk ka zinxhirë.

Kryeministri nuk ka lënë pa thumbuar edhe gazetarin Andi Bushati në postimin e tij në Tëitter.

Lulëzim! Se çfarë bëra unë pas tërmetit, qytetarët e dinë. Se çfarë bëri e po bën kjo qeveri për përballimin e pandemisë edhe këtë e dinë. E mbajnë mend edhe ç’bëhej deri dje me përmbytjet kur mijëra njerëz linin shtëpitë e me dëborën kur rrugët bëheshin pista skish për makina!

Politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë se s’ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore dhe s’ka qytetar normal, sado i pakënaqur me qeverinë, që të bëhet rrotë me zinxhir si Andi Bushati, për të të besuar ty rrugën e të ardhmes së Shqipërisë për inat të qeverisë!”-shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *