Rrëshqitja e një autobusi dhe një kamioni në Qafë Thanë si dhe bora e dendur e shoqëruar nga erëra të forta kanë shkaktuar bllokimin e qarkullimit në këtë rrugë.
Prej më shumë se një orë asnjë makinë nuk mundet të lëvizë. Grumbullimi i makinave dhe bllokimi i rrugës ka pamundësuar edhe vajtjen e makinës borëpastruese në këtë rrugë të rëndësishme.
Që prej ditës së djeshme kur nisi reshja e borës e ngricat në mbarë vendin, në disa rrugë qarkullimi është tejet i rënduar. Më problematike paraqitet situata në rrugën Milot-Lezhë si dhe rrugët në veri e verilindje të vendit.