Vendosni fjalën kyçe....

Shkencëtari amerikan publikon studimin: Inteligjenca artificiale mund të zbulojë orientimet politike në bazë të fytyrës


Algoritmet e njohjes së fytyrës mund të stërviten për të njohur pikëpamjet politike të njerëzve, pretendon studiuesi i lidhur me Universitetin e Stanford, Michal Kosinski, duke deklaruar se studimi i tij më i fundit arriti 72 për qind saktësi në liberal vs konservator.

Algoritmet e njohura të njohjes së fytyrës të stërvitura në mënyrë korrekte, mund të gjejnë me saktësi orientimin politik të një personi gati tre të katërtat e kohës, tha Kosinski në një studim të botuar në Revistën Raportet Shkencore.

Duke përdorur mbi një milion profile nga Facebook dhe faqet e takimeve në të gjithë SHBA-në, Britaninë e Kanadanë, algoritmi që ai testoi ishte në gjendje të zgjidhte me saktësi konservatorët nga liberalët në 72 përqind të rasteve.

Siç është tipike me inteligjencën artificial, nuk ka asnjë tregues se cilat tipare saktësisht ka zgjedhur algoritmi për të bërë parashikimet. Autorët arritën në përfundimin se orientimi i kokës dhe shprehjet emocionale ishin ndër shenjat më të mundshme që mund të jenë përdorur nga roboti.

Liberalët kishin më shumë të ngjarë të shikonin drejtpërdrejt në kamera dhe më shumë të ngjarë të dukeshin të befasuar sesa të neveritur, për shembull.

Përfundimet e studimit shkojnë shumë më tej, duke u zhytur thellë në sferat e distopisë së njohjes së fytyrës. Algoritme çnjerëzisht të sakta, të shoqëruara me imazhe të disponueshme nga publiku të miliona njerëzve, mund të përdoren për të kontrolluar njerëzit – pa miratimin e tyre, apo edhe pa njohuri – bazuar në kritere të ndryshme që njerëzit i konsiderojnë pjesë të jetës së tyre private.

Studimi i mëparshëm i Kosinskit e përdori këtë qasje për të parashikuar orientimin seksual dhe ai beson se e njëjta teknologji mund të sjellë me vete një të ardhme me të vërtetë makthi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *