Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka njoftuar se pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në ora 11:00 është 8,34 %, apo 145 mijë e 650 votues.
“Procesi i votimit është duke vijuar normalisht. Nuk ka raportime për incidente të cilat mund të dëmtojnë integritetin e ditës së zgjedhjeve. Deri në ora 11:00 kanë votuar 8,30 për qind e votuesve apo 145 mijë e 650 votues nga 1 milionë 794 mijë e 862 votues. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2019 kishin votuar 9,64 për qind apo 174 mijë e 669 votues nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues sa kanë qenë atë kohë”-ka thënë Daka.
Kjo dalje deri në orën 11, është më e vogël krahasuar me vitin 2019 dhe vitin 2017, kjo mbase si pasojë e motit të ftohtë dhe reshjeve të borës
Qendra e votimeve janë hapura në ora 07:00 dhe do të mbyllën në ora 19:00.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.794.862.