Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në Kosovë-Pjesëmarrja deri në orën 15:00 shkoi në 32.24%


Pjesëmarrja në votimet në Kosovë deri në orën 15:00 është 32.24%. Ky informacion është bërë i ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në një përditësim të procesit, KQZ informon se deri më tani kanë votuar mbi 500 mijë persona, nga 1 milion e 794 mijë e 862 votues.

Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 1 mijë e 52 kandidatë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *