Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti pas rezultateve paraprake: Zgjedhjet u kthyen në Referendum


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve.

Ai ka shkruar në një postim në “Twitter” se këto zgjedhje janë kthyer vërtet në një Referendum sikurse ai kishte deklaruar më parë.

Kurti shprehet se në këto zgjedhje është vërtetuar se nuk ka asgjë që nuk mund të arrihet, ndërsa falenderon të gjithë votuesit që e zgjodhën.

“Zgjedhje të kthyera në referendum dhe fitore. Sonte zemrat tona janë plot shpresë dhe shikimi ynë është vendosur pak më lart.

Ne vërtetuam se nuk ka asgjë që nuk mund të arrijmë kur bashkohemi dhe ecim të vendosur. Faleminderit të gjithëve që e bëtë të mundur këtë.”– shkruan Kurti.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje ka rezultuar fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë. Ndërsa janë numëruar 97.04% e votave, Vetëvendosje ka marrë 48% të tyre, ose 369.739 vota.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *