Vendosni fjalën kyçe....

Balla “thumbon” Bashën: I vetmi person që u pasurua këto kohë, nga vila te TEG-u fliste për borën në vend


Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Balla, ka ironizuar kreun e PD-së, Basha në seancën e sotme parlamentare.

Ai tha se kryedemokrati është personi i vetëm që është pasuruar këto kohë në vend.

Gjatë fjalës së tij, numri dy i PS-së tha se Basha nga divani i tij në vilën luksoze pranë TEG-ut jepte informacione të pasakta lidhur me situatën e krijuar në vend nga reshjet e borës.

“Më qesharaku në gjithë këtë situatë ishte Lulzim Basha, që nga vila e tij pranë TEG-ut, i vetmi njeriu që u pasurua në gjithë këtë situatë, merrte ne telefon në televizion dhe thosjtë është bllokuar Shkodra. Sa për informacion Shkodrën e administron PD-ja. Që nga 1996 PD-ja është kthyer te slogani ‘Me ne fitojnë të gjithë’. Kësaj here ndryshojnë vetëm aktorët. Monika është Sudja, Dash Shehi është Vehbi Alimuça, është Saliu, Luli. Sot kanë mbërritur vaksinat e reja nga Pfizer. Po përballojmë si duhet pandeminë dhe situatën e tërmetit. Kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi, rezultatet e SPAK-ut, ILD-së e institucioneve të tjera janë tejet pozitive.” – tha ndër të tjera Balla në fjalën e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *