Bayern Munich nuk ka arritur më shumë se një barazim 3:3 ndaj Arminia Bielefeld në ndeshjen e fundit të javës së 21-të në Bundesligë.
Vlap dhe Pieper ia dhanë epërsinë e dyfishtë të mysafirëve, epërsi me të cilën u mbyll pjesa e parë.
Me t’u nisur pjesa e dytë, Lewandowski ngushtoi epërsinë, por Bielefeld u kundërpërgjigj pas një minuti.
Megjithatë, kampioni i botës për klube u rikthye duke e arritur një pikë falë golave të Corentin Tolisso dhe Alphonso Davies.
Me këtë barazim, Bayern Munich mbetet e para me 49 pikë, pesë më pak se Leipzig i vendit të dytë.
Në anën tjetër, Bielefeld mbetet në zonën e rrezikshme me 18 pikë të grumbulluara.