Një ringjallje e virusit Ebola ka vrarë katër persona në Guine, duke shënuar për herë të parë në pesë vjet, rikthimin e sëmundjes dhe lidhjen e saj me fatalitete në vendin e Afrikës Perëndimore.
Viktimat e fundit të virusit kishin marrë pjesë në një funeral për një infermiere që ishte sëmurë dhe kishte vdekur, tha shefi i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Shëndetësore të Guinesë, Sakoba Keita për mediat lokale. Vdekja e saj tani i është veshur Ebolas.
Pas varrimit, tetë persona treguan simptoma të virusit, duke përfshirë diarre, të vjella dhe hemorragji. Tre nga individët vdiqën, ndërsa katër të tjerë janë shtruar në spital. Keita tha se një nga pacientët ishte ‘arratisur’ nga ku po trajtohej por më vonë u gjet dhe u dërgua në një spital në kryeqytetin, Conakry. Përhapja ndodhi në rajonin juglindor të Nzerekore.
Ministri i Shëndetësisë Remy Lamah tha se qeveria ishte ‘me të vërtetë e shqetësuar’ për vdekjet e reja nga Ebola. Guinea nuk ka regjistruar një fatalitet nga Ebola që nga viti 2016, kur virusi përshkoi vendin dhe rajonin përreth, duke vrarë më shumë se 11,000 për një periudhë tre-vjeçare.
Ebola është një sëmundje shumë infektive dhe vdekjeprurëse që shkakton ethe hemorragjike dhe gjakderdhje të brendshme. Virusi përhapet përmes kontaktit me lëngjet e infektuara të trupit.