12 persona kanë humbur jetën në Shqipëri lidhur me Covid-19.
Viktimat sipas njoftimit zyrtar janë 6 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 50-76 vjeç.
Në katër spitalet covid në Tiranë po trajtohen 547 pacientë nga të cilët 23 janë në terapi intensive me 11 të intubuar. Për sa u përket rasteve të reja, janë zbuluar 775 të tilla nga 2698 testime të kryera.