Vendosni fjalën kyçe....

KLGJ-ja pezullon nga detyra gjyqtaren Enkelejda Hoxha, u arrestua javën e shkuar  


Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar nga detyra gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha. Vendimi vjen pas arrestimit të saj si pjesë e një hetimi nga Prokuroria Speciale.

Gjykata e Posaçme e la Hoxhën në arrest me burg. Ajo u arrestua të hënën e shkuar e akuzohet për korrupsion.

Bashkë me te u ndaluan edhe zyrtarë të tjerë të Gjykatës së Krujës e një avokat ndërsa janë pezulluar nga puna kardiokirurgu i njohur Edvin Prifti e një infermiere.

“Sot, në datën 15.02.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën u njoh me vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për magjistraten {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}. Pasi dëgjoi relatimin nga Komisioni Disiplinor, Këshilli me vendimin nr.53, pezulloi nga detyra magjistraten {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.” – thuhet në njoftimin e KLGJ-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *