Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Sot hapim spitalet COVID në Durrës e Shkodër


Gjatë fjalës së saj sot në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se si pasojë e rritjeve të rasteve të reja me Covid do të hapen sot dy spitalet e para rajonale  të Covid, ai i Shkodrës dhe i Durrësit.

Më pas ajo shtoi se sot do të mbërrijnë në vendin tonë 7 mijë e 20 doza nga kompania Pfizer.

 “Dje kemi arritur më shumë se 500 të shtruar në 4 spitalet COVID. Kemi rritje të pacientëve në reaminacione.

 Do aktivizojmë nga sot, spitalet rajonale. nisim me Durrësin e Shkodrën. Dhe më tej me Vlorën, Korçën dhe Elbasanin.

 Më pas vijojmë në skenarët e tjerë. 7 mijë e 20 doza vijë sot nga Pfizer. Ne do të vazhdojmë të lëvizim çdo gur.”- tha ministrja.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *