Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Evis Kushi infektohet me Covid-19


Ministrja e Arsimit Evis Kushi është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ku shkruan se do ta vijojë punën  nga shtëpia.

“Të dashur miq,

Pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia.

Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së virusit.

Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja!”– shkruan ministrja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *