Vendosni fjalën kyçe....

Numërohen mbi 97 përqind e votave në Kosovë, fituese del Vetëvendosja


Lëvizja Vetëvendosje ka rezultuar fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë. Ndërsa janë numëruar 97.04% e votave, Vetëvendosje ka marrë 48% të tyre ose 369.739 vota.

“Klan Kosova” shkruan se në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 17.35% ose 133.357 vota, ndërsa në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.18% ose 101.364 vota.

Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7,42% apo mbi 57 mijë vota dhe Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor.

Këto zgjedhje të parakohshme, të tretat në dy vjet, janë mbajtur pasi Gjykata Kushtetuese zbuloi se vota vendimtare për qeverinë Hoti nuk është dashur të numërohej pasi një deputet ka qenë i dënuar me burgim me vendim të prerë gjykate për mashtrim.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka dalë në një konferencë për media pasi KQZ bëri me dije rezultatet, ku ështe shprehur se prioritet i tyre pas fitores në zgjedhje do të jenë drejtësia dhe punësimi.

Kurti ka thënë se prioritet i Qeverisë së re nuk do të jetë dialogu me Serbinë, pasi kjo sipas tij në matjet e opinionit publik kjo temë radhitet ndër prioritet e fundit.

“Nuk do ta kemi prioritet krijimin e ekipit të dialogut me Serbinë që në të gjitha matjet e opinionit publik dialogu është në vendin e gjashtë e herë në vendin e shtatë. Neve na kanë zgjedhur këta qytetarë dhe u përgjigjemi atyre. Prioritet i kemi drejtësinë dhe punësimin.”- tha Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *