Mbretëresha Elizabeth II dhe e gjithë familja mbretërore britanike janë të kënaqur nga lajmet se Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.
Të paktën kështu ka dalë të deklarojë për mediet një zëdhënës i Pallatit Buckingham.
Siç shkruan Reuters, zëdhënësi tha se Mbretëresha dhe burri i saj Princi Philip, po ashtu dhe Princi Charles dhe e gjithë familja ishin “të kënaqur” dhe i urojnë më të mirat çiftit.
Ky reagim nga familja mbretërore vjen pas lajmit se princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.
Fëmija i tyre i parë Archie Harrison Mountbatten-Windsor, lindi më 6 maj 2019 në një spital në Londër. Ai aktualisht është i shtati në radhë për fronin.
Kjo shtatzëni e dytë e Meghanit vjen pas një aborti të dhimshëm, që ajo ka përjetuar pak pas ardhjes në jetë të djalit të parë, pasi kishte mbetur shtatzënë për herë të dytë.