Dy makina janë djegur mëngjesin e sotëm teksa ndodheshin të parkuara në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, në rrugën “Azem Galica”, në Paskuqan.
Zjarri mësohet se ka rënë në garazhin në pronësi të shtetasit me inicialet E. H., dhe janë djegur 2 mjete të cilat ishin të parkuara aty.
Paraprakisht, policia dyshon se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale.
“Më datë 15.02.2021, rreth orës 02:50, në rrugën ‘Azem Galica’, në Paskuqan, ka rënë zjarr në garazhdin në pronësi të shetasit E. H., ku për pasojë janë përfshirë nga flakët dhe 2 mjete të cilat ishin të parkuara aty.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku aktualisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.”– thuhet në njoftimin e policisë.