Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja/ Alimadhi: Ne ballistët gratë i duam në shtëpi, jo në male. Ruçi i ndërpret fjalën menjëherë


Deputeti i opozitës parlamentare, Alimadhi, është përplasur me kreun e Kuvendit, Ruçi gjatë seancës së sotme.

Pasi mori fjalën, Alimadhi tha se ballistës duan që gratë t’i kenë në shtëpi e jo në male, si komunistët.

Kaq ka mjaftuar që Ruçi t’i ndërpresë fjalën e ta kërcënojë me përjashtim nga seanca.

Më poshtë është debati që Alimadhi e Ruçi, zhvilluan para pak çastesh.

Alimadhi: Ne ballistët i duam gratë t’i kemi në shtëpitë tona dhe jo nëpër male.

Ruçi: Tërhiqe atë që the zoti deputet.

Alimadhi: Nuk tërheq asgjë.

Ruçi: Mirë ik që aty.

Alimadhi: Nuk iki.

Ruçi: Mirë qëndro atëherë. Nëse do mbash të bllokuar foltoren do të përjashtoj fare nga seanca.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *