Vendosni fjalën kyçe....

Reshjet e borës, ARRSH informon mbi gjendjen e rrugëve


Reshjet e dëborët kanë viruar përsëru sot në orët e para të mëngjesit në disa zona malore në rajonin jugor të vendit, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve për shkak të rrezikut.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar një deklaratë, përmes së cilës informon mbi gjendjen e akseve kombëtare, ndërsa paralajmëron drejtuesit e mjeteve të jenë të kujdesshëm.

INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE

Në rajonin Verior dhe Qendror reshjet kanë pushuar por në rajonin Jugor kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit.

RAJONI VERIOR

Qarkullohet me zinxhirë:

Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë.

RAJONI QENDROR

Qarkullohet me zinxhirë:

Lunik–Fushë Studë, Rrugët e Dajtit, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë,Kryqëzim Zëmblak-Goricë.

RAJONI JUGOR

Vazhdon të jetë problematike segmenti Qafë Thanë-Dogana Qafë Thanë për shkak të mjeteve që kanë bllokuar rrugën. Në usekët e rrugës kalimi është me një korsi. Vijon puna edhe brenda territorit të doganës edhe në tokën neutral për pastrimin dhe kthimin në normalitet.

Kushtëzuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë në orët e paradites.

Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *