Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari: Ajo që po ndodh në Kosovë do ndodhë dhe në Shqipëri


Deputetja Rudina Hajdarit thotë se në Shqipëri do të ndodhë e njëjta gjë si në Kosovë dhe politikanëve të vjetër do t’u vijë fundi.

Gjatë fjalës së saj në Parlament, Hajdari tha se ka 30 vjet që politika jonë bën gosti me taksat e shqiptarëve.

“Rama thoshte dikur, kur ishte Berisha në qeveri thoshte se në fakt s’ishte faji i zotit por i robit për përmbytjet, ndërkohë ka 8 vite në qeveri, dhe uji mbeti aty, se qeveria ndryshoi por jo dora e robit. Kemi 30 vite në përmbytje. Por që kur bie shiu i parë këto premtime lagen. Mjaftoi një ditë e vetme me borë që i gjithë vendi të bllokohej. Pyetja që ka çdo shqiptar dhe paguan në rregull taksat, pyetja për ta është shumë e thjeshtë:‘kur do ngopeni?’.

Herë Fatosi me Edin dhe Ilirin, herë Saliu me Edin… 30 vite bëno gosti me taksat e shqiptarëve. Do mjaftonin të bënim një autostradë nga poli i veriut te i jugut. Sa taksa kanë paguar shqiptarët për infrastrukturë do mjaftonin të kishim hidriovoret më të mira në rajon, të kishim një flotë me borëpastruese e ne mezi i kemi disa të cilat i marrim borxh. Jam ngopur me tiganin e zjarrtë të lulit apo me propagandat boshe të edit, apo me ulërimat poshtë e lartë të ilir Metës. Jeni në fund të karrierës, por fundi s’do jetë i lehtë sepse do të përgjigjeni ër atë që i keni bërë vendit. Do ndodhë ajo që ndodhi në Kosovë. Ne s’do lodhemi, do luftojmë përditë që kjo ditë të vijë.”– tha zonja Hajdari.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *