Vendosni fjalën kyçe....

Shameti i PS-së kërkon ndryshimin i ligjit anti-mafia, pasuritë e krimit dhe korrupsionit që janë lënë si garanci në bankë s’do sekuestrohen


Deputeti i PS-së, Adnor Shameti, ka depozitua një projektligj në Kuvend, për ndryshimin e ligjit anti-mafia.

Sipas projektligjit të propozuar prej socialistit, synohet përjashtimi nga sekuestrimi i pasurive të personave të krimit dhe korrupsionit, të cilat janë lënë si garanci në banka, për lëvrimin e kredive apo në rrethana të tjera.

Në relacionin shpjegues që shoqëron projektligjin thuhet se “ligji anti-mafia nuk parashikon kryerjen e një hetimi të thelluar nga ana e prokurorisë mbi statusin juridik të pasurisë dhe të drejtave pasurore që personat e tretë në mirëbesim gëzojnë mbi këto pasuri, përpara se t’i drejtohet gjykatës me kërkesë për të vendosur masën e sekuestros mbi një pasuri të caktuar”, shkruan Shqiptarja.

Nisma ligjore u njeh palëve të tjera, që në këtë rast mund të jetë një bankë apo individ, të drejtën e ankimit të vendimit të sekuestrimit, të drejtën për t’u njoftuar nga prokuroria dhe për të marrë pjesë në procesin e bllokimit të pasurisë.

Si rrjedhojë, ndryshimet parashikojnë që SPAK duhet të verifikojë edhe kreditë gjatë hetimit të pasurive të njerëzve të krimit dhe korrupsionit. Shameti thotë se ndryshimet synojnë të respektojnë të drejtat e njeriut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *