Vendosni fjalën kyçe....

“Si ndihesh të jesh gruaja e një politikani që s’ka fituar asnjë betejë politike?” – Aurela Basha futet në replika me qytetarin


Disa ditë pas videos që bëri bujë të kryedemokratit Lulzim Basha duke gatuar, gruaja e tij Aurela është futur në replika me qytetarët në komente.

Një komentues e ka pyetur atë se si ndihet që është gruaja e një “politikani që nuk ka fituar asnjë betejë politike”.

Këtë koment ngacmues zonja Basha jo vetëm që nuk e la pa përgjigje, por u mor gjatë me të.

Ajo tha se ndihet shumë mirë, pasi Basha sipas saj ka fituar beteja të paimagjinueshme për PD-në.

“Duket se nuk e njeh. Më vjen keq për ty. Unë ndihem super, sepse ai ka fituar si askush tjetër, beteja të paimagjinueshme për PD-në.

Në vitin 2005 mundi Ben Ahmetajn, në një zonë që nuk kishte votuar kurrë PD-në. më 2009 fitoi Elbasanin, në 2011 mori 50 mijë vota më shumë për PD-në në Tiranë dhe mundi Ramën, më 2016 fitoi betejën për dekriminalizimin etj etj etj.

Ka bërë edhe opozitën më të fortë, duke pasur të gjithë kundër. Po deshe më, më thuaj.”- është përgjigjur zonja Basha.

Në një tjetër replikë, i njëjti qytetar i thotë:”I kemi parë shumë mirë fitoret e Bashës, ajo e bashkisë në 2011-ën ishte shembullore, pa asnjë vjedhje vote.”

Gruaja e kryedemokratit i kthehet qytetarit, duke i kërkuar të informohet më mirë: “Po shiko dhe pak më mirë meqë paske interes. Se diferenca ishte 50 mijë vota kur nisi fushata për Tiranën, nuk ishte as 5, as 10, as 100. Vetëm një humbës i keq flet ashtu. Po nejse, unë një këshillë kam: Hape mendjen dhe çdo gjë do rregullohet.”

Replikat dhe kundërreplikat mes tyre kanë vijuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *