Reshjet e borës e stuhitë e erës e kanë lënë të bllokuar rrugën nga Qafa e Thanës deri në Doganë.
Borëpastrueset kanë mundur të çelin vetëm njërën korsi të rrugës dhe shoqërojnë mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët e bllokuar ndërsa mjetet e vogla janë kthyer duke kaluar në Doganën e Tushemishtit.
Stuhia e borës në zonë vijon e policia ka këshilluar drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme si dhe të bëjnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në rrugë.
Trashësia e borës në vende të caktuara të rrugës arrin deri në 1.5 metra.