15 humbje jete janë regjistruar në spitalet covid në Tiranë 24 orët e fundit.
Viktimat janë 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, të moshave 43-91 vjeç.
Së fundmi janë kryer 3842 testime nga të cilat janë gjetur 801 raste të reja me Covid-19.
Në katër spitalet Covid në Tiranë e dy spitale rajonale po trajtohen 558 pacientë nga të cilët 38 janë në terapi intensive me 16 të intubuar.