Vendosni fjalën kyçe....

Artisti finlandez krijon artin fantastik në borë, përdor mijëra gjurmë këmbësh (Video)


Me ndihmën e 11 vullnetarëve të veshur me këpucë dëbore, një artist finlandez ka krijuar një vepër arti fantastike mbi borë. Një peisazh të pabesueshëm pranë kryeqytetit finlandez Helsinki, i bërë i gjithi me hapat e njerëzve.

Banori vendas dhe artisti amator, Janne Pyykko, projektoi në kompjuterin e tij modelet komplekse gjeometrike të cilat më vonë do të zbukuronin borën mbi një fushë lokale golfi.

Modeli qendror është i rrethuar nga gjashtë flakë dëbore gjigante, me të gjithë pjesën me përmasa 160 metra në diametër për realizimin e së cilës u deshën më shumë se dy ditë.

Gazeta finlandeze ‘Helsingin Sanomat’ madje raportoi se mund të jetë arti më i madh i dëborës i prodhuar ndonjëherë në vend. Veprat e artit do të zgjasin derisa reshjet e reja të borës ose erërat e forta të fshijnë gjurmët e këmbëve, por fatmirësisht një numër fotografish spektakolare me dron kapën madhështinë e tyre nga lart.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *