Vendosni fjalën kyçe....

Balla akuza opozitës: Bën politikë me problematikat që sjell Zoti


Numri dy i PS-së, ka akuzuar nga Elbasani opozitën se po bën politikë me dukuritë natyrore e problematikat që sjell Zoti.

Balla tha se kushtet klimatike nuk varen nga njeriu ndërsa solli si shembull bllokimin e autostradës Selanik-Athinë për shkak të reshjeve të borës.

Ai shtoi se PS-ja nuk ka aleatë këto zgjedhje pasi ka zgjedhur si aleat njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm.

“Kushtet klimaterike kurrë nuk varen nga njeriu. Reshjet e dëborës dhe stuhia ishin një dukuri që nuk ishte parë kurrë në Elbasan. Por nëse të dielën në mëngjes kishim 24 mijë abonentë pa energji elektrike, sot janë 374 abonetë pa energji dhe puna po vijon. Unë nuk dua të bëj krahasime sepse krahasimet dinë t’i bëjnë njerëzit. Por edhe në vendet e tjera janë bllokuar rrugët, autostradat, dje u bllokua autostrada Selanik-Athinë për orë të tëra. Por i vetmi dallim është që në këto vende askush nuk bën politikë me fatkeqësinë. Ne kemi fatkeqësinë të kemi një opozitë që bën politikë me problematikat që sjell Zoti. Por ajo që na takon ne është të vazhdojmë të jemi në krye të punëve.” – tha ndër të tjera Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *