Vendosni fjalën kyçe....

Deklarata e fortë e gazetarit: Prokurori që la në burg mjekun Prifti, liroi të dyshuarit për zhdukjen e Jan Prengës


Gazetari i kronikës, Elton Qyno ka bërë një deklaratë shumë të fortë lidhur me rastin e arrestimit të mjekut Edvin Prifti, i cili ishte dhe shef i sektorit të Kardiologjisë në QSUNT.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “PolitikON” në televizionin “Ora News”, gazetari tha se i njëjti prokuror që futi në burg Priftin, ka liruar 6-7 persona të akuzuar për zhdukjen e Jan Prengës.

“Rasti i Prifti kam bindjen është edhe një luftë bërrylash në shërbimin kardiologjik. Unë kam informacione të sakta që pikërisht në këtë shërbim, është një doktor me emrin Dumani dhe një prokuror me të njëjtin mbiemër, që të dy janë nga zona e Dibrës. Nuk dua të aludoj, por që më rezulton se si mjeku ashtu edhe prokurori bien kushërinj. Nuk po them që është përdorur prokurori. I njëjti prokuror që futi në burg Priftin, ka liruar 6-7 persona për zhdukjen e Jan Prengës. Ai që akuzohet për rrëmbim personi, është në detyrim paraqitje, ndërsa doktori për korrupsion në burg.”– tha Qyno.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *