Qeveria holandeze është urdhëruar nga gjykata që të ndryshojë shtetrrethimin lidhur me pandeminë Covid-19 pasi Haga vendosi se nuk kishte asnjë bazë ligjore për të dhe e quajti atë një shkelje të të drejtave të njeriut.
Në një deklaratë, Gjykata e Hagës deklaroi se përdorimi i qeverisë i Aktit të Fuqive të Jashtëzakonshme të Autoritetit Civil – një akt emergjent që lejon shtetin të anashkalojë procesin legjislativ për të vendosur një shtetrrethim në ‘rrethana shumë urgjente dhe të jashtëzakonshme’ – nuk ishte i justifikuar në këtë rast gjatë krizës Covid-19.
Ministria e Drejtësisë e vendit thotë se tani po studion vendimin.
Pasi qeveria holandeze vendosi shtetrrethimin në 23 janar, qytetarëve u kërkohej ligjërisht të qëndronin në shtëpi midis orëve 21:00 të mbrëmjes dhe 04:30 të mëngjesit nëse nuk kishin një justifikim të vlefshëm dhe ata u paralajmëruan se mund të përballen me gjobë nëse refuzojnë ta bëjnë këtë.
Justifikimet e vlefshme për të dalë jashtë gjatë orarit të ndalimit përfshinin raste urgjente shëndetësore ose punë thelbësore