Vendosni fjalën kyçe....

Jo vetëm Maqedonisë së Veriut, Serbia do i japë Malit të Zi 2 mijë vaksina ruse


Të mërkurën në Mal të Zi do të mbërrijë kontigjenti i parë me vaksina kundër koronavirusit të cilat janë dhuratë nga Serbia.

Ministrja e Shëndetësisë në Mal të Zi, Jelena Boroviniç-Bojoviç konfirmoi se 2,000 dozat e vaksinës ruse Sputnik V do të mbërrijnë nga Serbia të mërkurën.

“Dy mijë doza tjera do të arrijnë në ditët në vijim. Qeveria ka kryer disa negociata dypalëshe në dy muajt e fundit për të siguruar vaksinën dhe rezultatet e para të tyre janë me Serbinë”, tha ajo.

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha se kishte rënë dakord me kryeministren serbe, Ana Bërnabiç, mbi detajet e pranimit të vaksinave.

Abazoviç i tha gazetës “Vijesti” se “Qeveria e Malit të Zi shpreh mirënjohje të thellë për këtë gjest njerëzor”.

Ministrja e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Mali i Zi pret furnizim me vaksinën ruse, e cila është siguruar nga negociatat e drejtpërdrejta me Rusinë. Sipas saj, Mali i Zi do të furnizohet edhe me vaksinën kineze dhe atë gjermano-amerikane Pfizer/BioNtech.

Mali i Zi, i cili renditet i pari në rajon me 1,376 të infektuar me koronavirus për 100,000 banorë, është ndër vendet e fundit në rajon që fillon imunizimin kundër COVID-19.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *