Komisioni Evropian nëpërmjet një twitteri ka njoftuar se vaksina e zhvilluar nga Johnson&Johnson ka aplikuar nëpërmjet procedurës së përshpejtuar për përdorimin e saj ndaj Covid-19 edhe në Evropë.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA-akronimi në anglisht) do kryejë të gjithë rishikimin rreth vaksinës para se të vendosë nëse do lejojë përdorimin e saj në kufijtë e BE-së.
Deri më tani EMA ka aprovuar përdorimin e vaksinave të Pfizer/ BioNTech, Modernas dhe AstraZenecas.