Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet për 24 orë Kakavija, shkak greva e palës greke


Pika kufitare e Kakavijës do jetë e mbyllur për 24 orë duke nisur nga ora 7 e mëngjesit të 17 shkurtit deri në orën 7 të mëngjesit të 18 shkurtit.

Shkak për këtë është bërë greva e palës greke. Gjatë kësaj periudhe, në territorin e shtetit fqinj nuk do lejohen hyrja e motoçikleta, autoveturave e furgonëve apo kamionëve që transportojnë mallra.

Përjashtim bëjnë vetëm këmbësorët, kamionët që transportojnë mallra në kushte frigoriferike, kamionët që trasportojnë kafshë të gjalla e medikamente su dhe mjetet në raste emergjente.

Njoftimi

Mbyllet Dogana e Kakavijës për 24 orë, shkak greva nga Dogana greke

Dega Doganore e Kakavijës do të jetë e mbyllur në harkun kohor prej 24 orësh, duke filluar nga dita e nesërme, datë 17 shkurt, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 18 shkurt.

Kështu bëhet me dije nga Autoritetet e Policisë greke, të cilët në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 17 shkurt, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 18 shkurt.

Sipas njoftimit, gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla, medikamente dhe automjetet për raste emergjente.

Dogana Shqiptare iu bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj dege doganore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *