Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur situatën e akseve kombëtare në vendin tonë, për shkak të motit të keq.
Në njoftim bëhen të ditura të gjitha akset ku drejtuesit e mjeteve duhet të përdorin zinxhirë, ndërsa ARRSH i paralajmëron ata të tregohen të kujdesshëm duke reduktuar shpejtësinë dhe respektuar sinjalistikën rrugore.
Njoftimi i ARRSH-së:
Në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.
Kontraktorët gjatë natës kanë bërë pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
⚠️Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
👉RAJONI VERIOR
Qarkullohet pjesërisht me zinxhirë:
Trebisht–Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.
👉RAJONI QENDROR
Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë.
Qarkullohet me zinxhirë ose goma dimri:
Lunik-Steblevë, në km e fundit Steblevë-Klenjë, Zemblak -Goricë.
👉RAJONI JUGOR
Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.
Vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë.