Vendosni fjalën kyçe....

Sateliti i NASA-s zbulon “botët e nxehta” 400 vite dritë larg


Sateliti i i NASA-s (TESS) ka konfirmuar praninë e tre të ashtuquajtuaruve botë ‘të nxehta’ që mund të provojnë të jenë ekzemplarë të dobishëm për të mësuar njerëzimin se si atmosferat formohen dhe zhvillohen me kalimin e kohës.

Të tre botët e nxehta, secila pak më e madhe se Toka, u zbuluan rreth orbitës së një versioni shumë më të ri të diellit tonë të quajtur TOI 451, i vendosur rreth 400 vjet dritë larg në konstelacionin Eridanus.

Ylli ka 95 përqind të masës së Diellit tonë, pavarësisht se është 12 përqind më i vogël dhe lëshon 35 përqind më pak energji. Ai gjithashtu rrotullohet pesë herë më shpejt se Dielli ynë, duke krijuar një mjedis shumë më intensiv për sistemin e tij të yjeve.

Secila prej këtyre botëve është jashtëzakonisht e nxehtë dhe pothuajse me siguri e pabanueshme për jetën siç e njohim ne, me temperatura atmosferike që variojnë nga 1.200 gradë Celsius më e larta në 450 gradë Celsius më e ulta.

Shkencëtarët presin që megjithë nxehtësinë e madhe dhe afërsinë dërrmuese me yllin e tyre, këto planete ende kanë arritur ta ruajnë atmosferën e tyre dhe mund të shërbejnë si shembuj të dobishëm për të studiuar në drejtim të formimit dhe zhvillimit atmosferik me kalimin e kohës, megjithëse në rrethana ekstreme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *