Shumë banorë të Teksasit në SHBA kanë mbetur pa energji pasi shteti po goditet nga temperaturat e acarta, bora e akulli ekstrem. Ndërprerjet janë zbatuar për të ndihmuar në ruajtjen e rrjetit të rraskapitur.
Këshilli i Besueshmërisë Elektrike të Teksasit (ERCOT) tha të hënën se ndërprerjet do përfshinin jo vetëm banesat private, por edhe bizneset e infrastrukturën e qytetit.
Po kështu në Teksas janë raportuar edhe ndërprerje të furnizimit me ujë ndërsa ndërprerja masive e energjisë elektrike la miliona banorë të përballen me temperaturat e ulta përpara stuhisë së dytë të borës që goditi shtetin.
Qytetet e ndryshme të Teksasit po përgatiten për ndërprerje të përhapura të shërbimeve të telefonisë celulare dhe shërbimet e ujit ndërsa shteti vazhdon të goditet nga një stuhi e egër dimri, e cila tashmë ka lënë miliona pa energji elektrike.
I rrënuar nga stuhia e parë të dielën në mbrëmje, rrjeti elektrik i Teksasit ka marrë një goditje tjetër gjatë 24 orëve të fundit, duke çuar në ndërprerje të dritave në të gjithë shtetin për rreth 4.3 milionë banorë ndërsa zyrtarët nxitojnë të riparojnë infrastrukturën problematike.
Ndërprerjet e energjisë kanë nisur një sërë problemesh të tjera, duke lënë jashtë funksionit disa impiante të trajtimit të ujit dhe rrjeteve të telefonit celular.