Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Shqiptarët donin një kryeministër dhe përfunduan me një sharlatan, më 25 prill fiton Shqipëria


Kreu i PD-së Lulzim Basha me anë të një video dhe me një thënie të Presidentit Amerikan Abraham Lincoln, i është drejtuar sërish kryeministrit Edi Rama.

Basha në përshkrimin e videos thotë se shqiptarët nuk do mashtrohen më nga gënjeshtrat dhe premtimet e Kryeministrit Edi Rama.

Në zgjedhjet e 25 prillit sipas Bashës do fitojë Shqipëria, pasi qytetarët donin një kryeministër dhe përfunduar me një sharlatan.

Mund t’i mashtrosh ca njerëz për ca kohë po s’mund t’i mashtrosh të gjithë përgjithmonë”.
Rama, gënjeshtrat dhe premtimet e tua boshe na kanë lënë vend numëro. Po tani kupa është mbushur. Shqiptarët nuk do të mashtrohen më. Ata donin një kryeministër dhe përfunduan me një sharlatan. Më 25 prill nuk do të gajasesh më. Më 25 prill do të fitojë Shqipëria
”-thotë Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *