Fotografia e një burri nga qyteti i Mitrovicës të Kosovës që tregon imazhin e dy fëmijëve të tij që mendonte se ishin vrarë nga ushtria serbe, është njëra nga pamjet më të njohura përgjatë luftës.
Fotografia është shkrepur nga fotografi amerikan Peter Turnley.
Në një intervistë me gazetaren Syzana Hajradini në emisionin Gjesi, Xaja Mustafa tregoi se si në atë kishte qenë në burg, dhe forcat serbe i thanë që fëmijët ja kanë vrarë.
Edhe pse zemra iu thye, ai u mundua që pavarësisht dhunës së madhe që ushtruan mbi të, t’i ruaj dy fotografitë e fëmijëve të tij që ua kishte bërë për pasaportë.
Sot pas 22 vitesh pas luftës, në 13 vjetorin e pavarësisë ai rrëfeu që është tejet i lumtur dhe është bërë gjysh.
“Jam i lumtur. Sot djali i ka 31 vjet, ndërkaq vajza 26 vjet. Por e kam edhe një fëmijë tjetër që atë kohë ka qenë 6 muaj. Jam bërë gjysh, dhe jam gjyshi më i lumtur i botës”, tha ndër të tjera Mustafa në mes të emocioneve.
55-vjeçari, sot punon si punëtor teknik në shkollën fillore “Migjeni”, në Mitrovicë.
Intervista:
Gazetarja: Si ka ardhur deri te kjo fotografi?
Mustafa: Unë kam qenë në burg të Mitrovicës, kam qenë në bodrum të shkollës teknike, kemi ndenjtur aty goxha ditë të mira. Kur kemi dalë prej burgut, kur kemi shkuar te kufiri atje, Serbët na ndaluan dhe çfarë kemi pasur, krejt dokumentet, na i kanë shqyer na gjuajtënjtën dhe këto dy foto të fëmiëjt na i hodhën në shportë, edhe kam gërmuar për ti marrë dhe i thashë që këto dy foto do i marr se janë të fëmijve të mi. Ata thanë jo se nuk është me rëndësi ne ata i kemi mbyt i kemi vra . Mirë i thashë nëse i keni vra po i marr janë foto të fëmijve. Edhe ata i kam dëgjuar kur i kanë thënë rusisht, pse po ia merr fotove të fëmijve ka të drejtë për t;i marrë dhe u hodh tjetri, jo tha ky ska as fëmijë asgjë, i kemi vra të gjithë në Mitrovicë. Edhe prapë ndodhi ky muhabet edhe prapë nisa për t’i marrë fotografitë. Kur kam dalë prej kufirit ishin 100 gazetarë që më prisinin pasi e panë që më keqtrajtuan. Ata po më pyesnin pse i doni këto fotografi dhe unë me këmbëngulje i morra pasi ishin foto e fëmijve të mi. Kur shkova aty, gazetari amerikan ishte përgatitur dhe më pyeti për çfarë bëhet gjithë kjo dhunë për dy foto të fëmijëve dhe çfarë do të bësh me to. I thashë që do i mbaj sa të jem gjallë.
Gazetarja: A i ruan akoma, a e ke kuletën?
Mustafa: Fotot i kam, kuleta më është djegur mbas lufte, edhe uniforma më është djegur, ndërsa fotot po.
Gazetarja: Sa i keni besuar ushtrisë serbe në atë kohë që fëmijët tuaj kanë vdekur, apo keni pasur ndonjë njenjë përbernda që kjo nuk është e vërtetë?
Mustafa: Kjo nuk është e vërtetë se mua më ka ndodhur se kur më kanë marrë prej shtëpisë kanë shkuar në dhomë të fëmijve dhe kanë qëlluar me automatik dhe erdhën më thanë që fëmiëjt dhe gruaja u përshëndetën me ty. Të njëjtën gjë bënë, nga ana tjetër, qëlluan dhe shkuan dhe i thanë gruas që burri juaj u përshëndet me ty se me të e kryem.
Gazetarja: Ku kanë qënë fëmijët dhe gruaja në atë kohë?
Mustafa: Në shtëpi në Mitrovicë. Por, mbas 6 muajve, kemi rënë në kontakt se mua më çuan në spital në Tiranë, atje jam shëruar. Mbas 6 muajve, një katundar aty, i imi, më ka njohur në spital të Tiranës dhe i ka thnë dikujt që këtë njeri e njoh, sepse nuk kisha asnjë dokument identifikim. Ai më ka njohur dhe ka thënë unë e njoh, është prej Mitrovicës dhe më vonë kur më ka ardhur fuqia, vetëdija fëmija dhe gruaja kishin shkuar si shumë të tjerë në Mal të Zi, por për fat të mirë qëllon dhe një kushëri i imi atje me ta. Më pas ka shkuar dhe i ka treguar Besit dhe Kimetit që Xaja është gjallë, nuk e kanë vrarë. Po të njëjëtin rast bëri që mundi të më tregojë mua që gruaja dhe fëmijët janë gjallë.
Gazetarja: Kur e shikoni këtë fotografi ju emociononi shumë, sa vjet i keni pasur në atë kohë dhe sa ishin fëmijët?
Mustafa: kam qenë 33 vjeç, djali ka qenë diku 6-7 vjeç, vajza diku 4 e gjysmë. Tashi janë 31 djali dhe 26 vajza. Tani djalin e kam të martuar me fëmijë. Vajzën e kam të martuar prej një viti.
Gazetarja: Tani jeni gjyshi më i lumtur në botë?
Mustafa: Po, gjyshi më i lumtur në botë.
Gazetarja: Po vajza?
Mustafa: Vajza, e ka kryer shkollën e mesme, është martuar prej një viti e gjysmë, vajzën tjetër e kam në shtëpi kryen fakultetin.
Gazetarja: Ju, domethënë keni 3 fëmijë, një e keni lindur pas luftës?
Mustafa: Jo, gjatë luftës.
Gazetarja: A keni qenë pranë bashkëshortes kur ajo ka qenë duke lindur?
Mustafa: Po kam qenë pranë saj, 8 muaj ka qenë vazja e vogël kur më kanë marrë në burg.
Gazetarja: A keni menduar që në atë kohë që kjo fotografi ka për tu përfolur shumë gjatë?
Mustafa: Jo nuk e kam ditur, që do bëhet kaq e famshme, tani jam pak më i lumtur, që krejt bota e sheh foton e fëmijve të mi.
Gazetarja: Po Xaja çfarë bën sot?
Mustafa: Sot jam teknik në shkollën fillore Migjeni në Mitrovicë. Puna me fëmijë është më e mira
Gazetarja: Cili është mesazhi juaj për këtë 13 vjetor, ose si e keni menduar Kosovën pas kaq shumë vitesh pavarësi? Ju jetoni dhe me qytetin e ndarë, si ndiheni kur kaloni urën e Ibrit?
Mustafa: Unë te ura e Ibrit kaoj shpesh, djemtë e xhaxhait e kam te kodra e minatorve kaloj shpesh, por nuk ndihem mirë, qartësiht ta ndarë./Hashtag.al