Vendosni fjalën kyçe....

Gjobiten për maskën e lëvizjet pas orës policore 1111 persona, 2 milionë lekë gjobë për dy administratorë lokalesh


890 persona në mbarë vendin janë ndëshkuar me nga 3 mijë lekë pasi janë kapur pa maskën mbrojtëse.

Me gjobë janë ndëshkuar edhe 186 persona, pasi janë kapur duke udhëtuar në mjetet private me persona jashtë rrethit familjar e pa maskë.

Dy administratorë lokalesh janë ndëshkuar me nga 1 milion lekë të reja pasi sipas policisë janë kapur duke ushtruar veprimtarinë në shkelje të protokolleve të sigurisë.

35 qytetarë janë ndëshkuar me nga 10 mijë lekë të reja pasi janë kapur duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00 të mbrëmjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *