Një person i shpallur në kërkim është arrestuar sot nga policia në Tiranë.
Në pranga ka përfunduar 36-vjeçari Roni Plaku, pasi është dënuar më herët me dy vjet burg për ‘Shfrytëzim prostitucioni’.
Ai ishte shpallur në kërkim nga policia e Fierit e është ndaluar sot në kryeqytet nga efektivët e Komisariatit 4.