Vendosni fjalën kyçe....

Macron “i shtrin dorën” Rusisë e Kinës: Vaksinat e tyre na duhen për të mposhtur pandeminë


Bota ka nevojë për vaksinat e zhvilluara në Rusi dhe Kinë për të fituar luftën kundër Covid-19, tha presidenti francez Emmanuel Macron, duke e quajtur përpjekjen globale një garë me kohën pasi virusi që shkakton sëmundjen vazhdimisht ndryshon.

“Ne duhet të punojmë me kinezët dhe rusët në mënyrë që vaksinat e zhvilluara nga shkencëtarët e tyre të përshtaten në këtë përpjekje të madhe shumëpalëshe kundër pandemisë, pasi ato të jenë bërë objekt i certifikimeve të nevojshme nga OBSH-ja.” – tha Macron për ‘Le Journal du Dimanche’.

Një nga pjesët themelore të programit të vaksinave është COVAX, mekanizmi për ndarjen e vaksinave të verifikuara nga OBSH për kombet më të varfra.

Macron tha se një përpjekje kolektive globale është e nevojshme për të frenuar koronavirusin, i cili ka provuar se është i aftë të ndryshojë shpejt dhe të prodhojë lloje të reja më të rrezikshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *