Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur akuzave se në spitalet e COVID në kryeqytet nuk ka më vende për pacientët.
Në një deklaratë për mediet nga stadium “Air Albania”, Manastirliu tha se ende ka kapacitete shtretërish të lirë në spitalet COVID.
Ndërkohë në spitalet Rajonale të hapur së fundmi në Durrës dhe në Shkodër tha se janë aktualisht 20 të shtruar me Covid-19.
“Nuk janë ezauruar shtretërit në të 4 spitalet COVID. Përkundrazi, ka gjithmonë kapacitetete dhe gjithmonë vende të lira. Spitalet COVID, kanë disponibilitet 550 shtertër dhe kemi vendosur edhe shtretër ekstra, duke e çuar numrin në 600. Dy spitalet Rojonalë që janë hapur kanë 60 shtretër. Në të gjitha spitalet Rajonale janë duke u kryer shërbim dhe për rastet post COVID dhe për rastet që janë të dyshuara dhe që më pas vlerësohet nëse duhet të shkojnë në spitalet COVID për arsye të diagnozës mjekësore.
Aktualisht në të dy spitalet në Shkodër dhe në Durrës, ka rreth 20 të shtruar, pa përfshirë këtu ata që përpos Covid që janë raste të dyshuar. Duhet të kuptoni që shtrimet në spital janë dinamike. Pra nuk ka një numër fiks sepse është dinamika e rasteve, disa transportohen në Tiranë, disave u konfirmohet diagnoza dhe shkojnë në pavione të tjera por duhet të jeni të qetë dhe të sigurt që ne kemi dhe disponojmë të gjitha kapacitetet spitalore për të pritur të gjithë rastet që kërkojnë kujdes spitalor në spitalet tona.” – tha Manastirliu.