Nxirren trupat e pajetë të dy elektricistëve, të cilët u mbytën mëngjesin e sotëm në lumin Drino.
Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Kordhocë në Gjirokastër, ku automjeti i OSHEE-së me të cilin udhëtonin dy elektricistët ra nga ura dhe përfundoi në lumë.
Trupat e Selfo Kalfës dhe Ismet Isarajt u nxorën nga palombarët.
Ata kishin qenë duke shkuar për riparim në fushën përballë Lazaratit, në momentin kur ndodhi aksidenti.