Vendosni fjalën kyçe....

Osmani: S’mund të prodhojmë më brez mërgimtarësh, rinia duhet të qëndrojë në Kosovë


maPresidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar sot se vendi ka rrugë të gjatë para për t’u bërë strehë e sigurt për çdo qytetar.

Ajo shtoi në deklaratën e saj se synimi i vendit është anëtarësimi në NATO e BE.

Po kështu një rëndësi të veçantë i kushtoi Osmani ndalimit të largimit të të rinjve, duke thënë se kjo duhet ndalur në mënyrë që rinia të punojë e të ndihmojë në zhvillimin e vendit.

“Liria dhe pavarësia s’janë aktet e vetme të bërjes së shtetit, kemi rrugë të gjatë për të forcuar pozicionin tonë e për ta bërë Kosovën strehë të sigurt për çdo qytetar. Kemi arritur të bëjmë perspektivë jo të kënaqshme. Duhet të ndalet ky trend që secili të jetë krenar me vendin e tyre. S’duhet të prodhojmë brez të ri të mërgimtarëve, pro të kontribuuesve për vendin e tyre. Rinia duhet të jetë e gatshme të kontribuojë për vendin tonë. Sot më shumë se kurrë duhet të tregojmë që t’i japim shtetit tonë drejtimin e duhur. Sot vendit tonë i duhet solidaritet, unitet e kohezion institucional sepse projekti për shtetin sovran të pavarur e demokratik vazhdon.” – tha Osmani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *