Vendosni fjalën kyçe....

“Po ngrijmë në çadra” – Temperaturat minus 20 gradë, familja në Klos jeton në çadër pasi tërmeti i dëmtoi banesën


Një familje në Klos ka bërë thirrje për ndihmë.

Teksa temperaturat ditët e fundit kanë shënuar vlera deri në minus 20 gradë Celsius, familja e Zile Basit nga fshati Plan i Bardhë jeton në çadër pasi banesa e saj është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Gruaja ka thënë për News24 se është detyruar që ta mbajë sobën gjithë natën ndezur për të shpëtuar nga ngrirja.

“Borë e erë e madhe. E shkallmoi, thashë e ngriti në ajër çadrën. Aq furtunë e madhe ka qenë. Ky është i dyti dimër që jetojmë në çadër. Jemi duke ngri, e kam mbajt sobwn gjithw natwn ndez.” – thotw Basi.

Në situatë të ngjashme janë me qindra familje në zonat më të goditura nga tërmeti, banesat e të cilëve nuk janë rindërtuar ende.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *