Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Për 14 muaj mbyllet vaksinimi për gjithë popullatën në Shqipëri


Në një deklaratë për mediet nga stadiumi “Air Albania”, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pritet një marrëveshje për 360 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 me kompaninë “Astra Zeneca”.

Ai tha gjithashtu se mbetet i bindur që do të realizohet brenda 14 muajve vaksinimi i të gjithë popullatës në Shqipëri.

“Presim nga dita në ditë të kemi një konfirmim të rëndësishëm për të finalizuar marrëveshjen për 360 000 doza të vaksinës së Astrazenecës një orë e më parë. Mbrëmë kemi pasur një kontakt me një tjetër shtet mik dhe përsëri edhe aty kemi shumë shpresë realiste që do të kemi dhe një sasi tjetër. Dhe mbetemi shumë të bindur se skenari A i vaksinimit të të gjithë popullatës  (natyrisht të atyre që duan, sepse nuk është me detyrim) do të realizohet, që do të thotë se brenda 14 muajsh do të kemi kryer të gjithë procesin e vaksinimit.”– tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *