Vendosni fjalën kyçe....

Rama thumbon opozitën teksa merr pjesë në vaksinimin e të moshuarve: Dembelët më aktivë që s’të lënë të punosh


Kryeministri Rama ka thumbuar opozitën teksa vizitoi Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë për nisjen e vaksinimit.

Kreu i qeverisë shkëmbeu batuta me infermieret ndërsa thumboi opozitën jashtëparlamentare duke e quajtur dembele aktive.

Rama: Shumë mirë që i keni vënë dhe dorëza sot se janë dhe këta inspektorët në FB dhe në këto portalet.

Manastirliu: Dje vaksinatorët ishin pa doreza.

Infermieret: Ne jemi mjeshtre prej 30 vitesh.

Rama: Po mua më thua? Po janë inspektorët në fb! Siç thoshte Konica: Dembelët më aktiv. Janë dembelët aktivë që nuk të lënë të punosh. Dua të falënderoj me gjithë zemër stafet e të moshuarve, pasi kanë ndenjur mbyllur me ju. Ju kanë ruajtur. Nuk ka ndodhur si në shtëpitë e të moshuarve në Europë. Këtu keni qenë në karantinë totale. Tani me vaksinën dhe ato do të shkojnë në shtëpi dhe ju jeni të mbrojtur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *